AKTUALE

HATME NË XHAMINË E RE F. PALLÇISHT I POSHTËM

Sot më datë 06.10.2024 (e diell), në Xhaminë e Re të Pallçishtit të Poshtëm – Tetovë u realizua solemnitet fetar me rastin e përfundimit të leximit të Kur’anit Fisnik-hatme nga nxënësit e mektebit që e ndjekin mësimbesimin fetar në këtë xhami, tek mualimi Gzim ef. Sulejmani.

Në këtë manifestim përpos xhematit, familjarëve, hoxhallarëve dhe mysafirëve të shumtë mori pjesë Myftiu i Tetovës Dr.Hfz. Selver Xhemaili me bashkëpunëtorët e tij, sekretari gjeneral i BFI-së H. Irsal Jakupi i cili në emër të Reisul Ulemasë H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i përshëndeti të pranishmit.

Në fjalën e tij, Myftiu përshëndeti të pranishmit si dhe theksoi rëndësinë e mësimit dhe edukimit fetar që zhvillohet në mekteb. Ai uroi nëxënësit, familjarët, këshillin e xhamisë dhe në veçanti mualimin Gzim Sulejmani për punën e bërë dhe për suksesin e arritur.
Duanë e hatmes e bëri imami Sadri ef. Iljazi Programin e moderoi Semir ef. Fazliji.

Në fund të programit, mualimit Gzim ef. Sulejmanit iu dhurua plaketë si dhe u bë shpërndarja e diplomave nga ana e Myftiut për 17 nxënësit që kishin kryer leximin e Kuranit Fisnik (hatme).

Banner

Related posts

Artani u shkarkua por Bexheti JO, edhe në listë të zezë, edhe gjykatës

Gjyla Halili

Sadije Aliti nderohet me çmimin e dytë në manifestimin letrar “Flaka e janarit” në Dardanë

Gjyla Halili

Vendimi për rastin e djegies së spitalit modular në Tetovë, më 16 maj në ora 12:00

Gjyla Halili