AKTUALE

Takim me strukturat në Haraçinë, bastionin e Aleancës për Shqiptarët

Sekretari Organizativ, Tiron Jajaga, kryetari i degës së Haraçinës, Skender Isufi, bashkë me anëtarët e Kryesisë, Nebahate Livareka dhe Driton Nebiu, kanë qëndruar në Haraçinë ku kanë takuar strukturat e Aleancës për Shqiptarët.
Haraçina mbetet një nga bastionet më të fuqishme të Aleancës për Shqiptarët, ndërsa mbështetja gjithnjë e më e madhe dëshmon legjitimimin e politikave të pastërta dhe kombëtare të ASH dhe liderit tonë, Ziadin Sela.
Ky takim është realizuar në kuadër të takimeve të Sekretarit Organizativ dhe anëtarëve të kryesisë, me strukturat lokale të partisë, që bëhen në prag të ristrukturimit dhe mobilizimit të Aleancës për Shqiptarët në të gjitha vendbanimet shqiptare. Bashkërisht vazhdojmë fuqishëm të veprojmë dhe punojmë në mbrojtje të legjitimitetit të votës shqiptare dhe kundërshtimin e politikave diskriminuese të Qeverisë monoetnike.

Banner

Related posts

Nuk ka vonesa në pikat kufitare të vendit

Gjyla Halili

Zv. Kryeministri Gjeloshaj i ftuar në lutjet e mëngjesit në Uashington

Gjyla Halili

“Makedonski albanci”, nofka e re për shqiptarët!

Gjyla Halili