AKTUALE

Takim i përbashkët i shoqatave të Uçk-së, burgosurve politik dhe shoqëria Lëvizja

Sot, më 10 qershor 2025, në Prishtinë, është mbajtur një takim i përbashkët ndërmjet përfaqësuesve të këtyre organizatave: Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së,Shoqata e Invalidëve të Luftës,Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve,Shoqëria “Lëvizja” dhe Shoqata e ish të Burgosurve Politikë.

Ky takim u zhvillua në frymën e bashkëpunimit dhe unitetit, me qëllim të forcimit të zërit të përbashkët në mbrojtje të vlerave të luftës çlirimtare dhe të drejtave të atyre që kontribuuan në çlirimin e Kosovës.

Takimi u mbajt në një datë me simbolikë të veçantë historike, 10 qershori, i cili përkon me përvjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, si një kujtesë e gjallë për aspiratat e përhershme të popullit shqiptar për liri e bashkim.

Gjatë takimit, palët pjesëmarrëse u dakorduan për një marrëveshje të përbashkët bashkëpunimi, si dhe themeluan Këshillin Nismëtar për Koordinim të Përhershëm, që do të shërbejë si platformë unike për veprim të përbashkët në raport me institucionet shtetërore, ndërkombëtare dhe opinionin publik.

Kjo nismë shënon një hap të rëndësishëm drejt bashkërendimit të qëndrimeve dhe veprimeve për çështjet me interes të përbashkët, në funksion të ruajtjes së dinjitetit të luftës dhe sakrificës së popullit shqiptar për çlirim, liri dhe bashkim kombëtar.

Njëkohësisht, nga ky takim iu bë thirrje partive politike parlamentare që të marrin përgjegjësinë e duhur dhe të kontribuojnë në zgjidhjen e menjëhershme të problemit të konstituimit të institucioneve të Republikës së Kosovës, si një domosdoshmëri për funksionimin demokratik dhe institucional të shtetit.

Banner

Related posts

VLEN: Dëshmia e Angellovit e demaskon patriotizmin d rrejshëm të BDI-së dhe LSDM-së

Gjyla Halili

Bëhen të ditur datat: Ja kur do të merret vendimi final për ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Gjyla Halili

Qeveria shpërblen 22 sportistë, që të gjithë maqedonas e asnjë shqiptar

Gjyla Halili