AKTUALE

Suma viziton Çairin, pritet nga Mexhiti

Kryetar i komunës së Çairit, Izet Mexhiti sot ka pritur në takim ish-kryetarin e komunës së Hanit të Elezit, njëherë edhe kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Refki Suma, përcjell TV21.

“Kur biseda është e drejtpërdrejtë dhe pa formalitete, takimi merr një kuptim tjetër. Sot, me kënaqësi prita në Komunën e Çairit z. Refki Suma, kandidat për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Gjatë takimit ndamë ide dhe qëndrime mbi tema me rëndësi për qytetarët dhe vendet tona, si dhe mbi angazhimin politik në përgjithësi.
E falënderoj z. Suma për vizitën dhe i uroj suksese në zgjedhje, si dhe mbarësi në rrugëtimin e tij politik, në shërbim të Kosovës dhe qytetarëve të saj”, ka shkruar Mexhiti.

Banner

Related posts

Erkan Arifi: ” 2 Maji ” – Dita e Komunës së Likovës, na bashkon gjithmon

Gjyla Halili

Ejup Alimi dhe Ismet Guri dënohen me 3 vite e gjashtë muaj burg

admin

Bexheti: Bashkimi i opozitës kundër BDI-së është “refren” që përsëritet, ne gjithmonë dalim fitues!

Gjyla Halili