AKTUALE

Sulmohet fizikisht shoferi i Zijadin Selës në Tetovë, dërgohet në spital

Shoferi i liderit të ASH-së, Zijadin Sela, është sulmuar fizikisht mbrëmë në Tetovë nga disa persona. Sipas burimeve, sulmi ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ndërsa pas incidentit, viktima është dërguar në Spitalin e Tetovës për trajtim mjekësor.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur motivet e sulmit dhe për të identifikuar autorët. Deri më tani, nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga Policia e Tetovës në lidhje me ngjarjen.

Më shumë detaje priten në orët në vijim.

Banner

Related posts

Sherif Krniq nga Kalifornia: Bashkimi politik i shqiptarëve në Mal të Zi hap i rëndësishëm historik

Gjyla Halili

Dibran Hoxha: Më habitë lëvizja e Taravarit

Gjyla Halili

Osmani në takimin me Makron: Maqedonia e Veriut përmbushi shumicën e detyrimeve nga Strategjia e Francës për Ballkanin Perëndimor

admin