AKTUALE

Ali Ahmeti takon kampionin ballkanik Omer Memedi: “Të rinjtë si ti janë krenaria jonë kombëtare”

Banner

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka zhvilluar sot një takim të veçantë me sportistin e ri dhe të talentuar Omer Memedi nga Luboteni, anëtar i klubit të mundjes “Liria”, i cili së fundmi u shpall Kampion Ballkanik në kategorinë U20.

Gjatë takimit, Ahmeti shprehu krenarinë dhe respektin e thellë për arritjen e Omerit, duke theksuar se ky sukses është dëshmi e përkushtimit, disiplinës dhe talentit që mbartin të rinjtë shqiptarë.

“Është kënaqësi e veçantë të takoja një kampion si Omeri, i cili me punë e përkushtim ka arritur të ngrejë lart flamurin tonë. Të rinjtë si ti janë krenaria dhe e ardhmja jonë kombëtare,” – deklaroi Ahmeti.

Kryetari i BDI-së theksoi se mbështetja e të rinjve në sport dhe në çdo fushë tjetër është detyrim moral dhe kombëtar, për të ndërtuar një shoqëri me vlera dhe potencial të madh.

“Do të vazhdojmë të mbështesim të rinjtë tanë që na përfaqësojnë me dinjitet dhe që janë shembuj frymëzimi për brezat që vijnë,” – shtoi Ahmeti.

Nga ana e tij, kampioni Omer Memedi falënderoi Ahmetin për pritjen dhe mbështetjen, duke theksuar se ky sukses është vetëm fillimi i një rruge të gjatë në arenën ndërkombëtare të sportit.

Related posts

Puna e përbashkët si çelës kryesorë për rritjen e cilësisë së jetës për të gjithë njerëzit në Maqedoninë e Veriut

admin

Ahmeti uron Ramën: Edi kemi ende shumë punë për të bërë, Shqipëria drejt BE-së

Gjyla Halili

Nënshkruhet marrëveshja për bashkëpunim elektronik në Ministrinë e Brendshme

Gjyla Halili