SHQIPËRI

Sulmi me armë zjarri ndaj Top Channel, Tedi Blushi: Ngjarje e rëndë dhe e dënueshme

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, për ngjarjen terroriste ndaj Top Channel në orët e para të mëngjesit ku humbi jetën dhe një roje sigurie.

Ai e cilëson këtë sulm si një ngjarje e rëndë dhe të dënueshme që duhet zbardhur sa më parë.

“Akti kriminal i sulmit me armë ndaj “Top Channel” me pasojë humbjen e jetës të një personeli të sigurisë, është një ngjarje shumë e rëndë dhe e dënueshme, që meriton të zbardhet sa më parë!

Një tjetër dëshmi tragjike e revanshit të krimit, që po merr çdo ditë jetë të pafajshme në zemër të qyteteve tona, por edhe një sulm ndaj fjalës së lirë!

Ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të ndjerit dhe solidaritet të plotë me komunitetin e gazetarëve të TCH”, ka shkruar Tedi Blushi.

 


Top Channel

Banner

Related posts

Asambleja e PS në Vlorë, sot votohet emri i kryetarit të Bashkisë/ Rama konsumon kafe me Sinën dhe Idrizin

admin

Rama sot vizitë në Londër/ Takim me Rishi Sunak për gomonet, emigrantët dhe Rusinë

admin

Detaje nga aksidenti me 5 viktima në Greqi, njëri prej shqiptarëve ende i paidentifikuar nga policia

admin

Leave a Comment