BOTA

Sulme me dronë dhe raketa në Kiev/ Një i plagosur, disa godina të dëmtuara

Banner

Rusia ndërmori një sulm me dronë në Kiev dhe rajonin përreth, njoftuan autoritetet ukrainase. Sulmi gjatë natës, pas një pauze 12 ditore, vjen ndërsa sistemet ajrore ukrainase kanë shkatërruar të gjitha mjetet ajrore brenda perimetrit, sipas zyrtarëve ushtarak ukrainas.

Forcat ajrore ukrainase thanë se sulmi përfshinte tetë drone të modelit “Shahed” të prodhuar nga Irani dhe tre raketa të telekomanduara, të cilat u asgjësuan.

Gjenerali Serhiy Popko, drejtues i administratës ushtarake të Kievit, shkroi në rrjetin Telegram se Kievi ishte përballur me një tjetër sulm armik.

Tre shtëpi private u dëmtuan në rajonin e Kievit si pasojë e rënies së mbeturinave të dronëve, duke plagosur një individ, njoftoi Ruslan Kravchenko, kreu ushtarak i rajonit.

Dëshmitarët njoftuan për shpërthime që u ngjasonin goditjeve të objektivave nga mbrojtja ajrore. Nuk pati njoftime të menjëhershme për shkallën e sulmit.

Kievi, rajoni përreth tij dhe një numër rajonesh të Ukrainës qendrore dhe lindore ishin nën alarmin e sulmeve ajrore për rreth një orë pas orës 2 të mëngjesit sipas kohës lokale.


Top Channel

Related posts

“Time” përzgjedhë mesin e 12 Grave të Vitit aktivisten iraniane dhe gazetaren e VOA-s

admin

Një i plagosur nga sulmi në Tel Aviv, vritet nga policia autori

admin

Pakistani arreston 129 persona pas sulmeve mbi kishat dhe shtëpitë e të krishterëve

admin

Leave a Comment