AKTUALE

Anita Latifi: Me gjuhën shqipe ska plan B

Narrativi 6 mujor “BDI ka skenare për destabilizim” është vënë si silenciator për çdo protestë kundër zhvillimeve brenda këtyre 6 muajve.

Qytetari shqiptar mund ta besojë “destabilizimin” kur temë debati janë akuzat për korrupsion, ndotje, rrugë të arrnuara, mungesë ilaçesh… se i duhet edhe pak kohë të kuptojë si qëndron pushteti i ri me këto çështje.
Ja qytetari beson se pushteti i ri do të sjellë ligj për përfaqësim të drejtë. (Ose thjesht do të jape shans).

Te ligji i gjuhës nuk ka shans, nuk ka opsion B (sipas meje nuk ka as për përfaqësimin e drejtë, po…), nuk ka BDI.
Siç afrohet e mërkura silenciatorët po shtohen, ashtu siç po zgjohet qytetari shqiptar. Sepse ËSHTË GJUHA JONË, jemi NE!

Për interesa koalicionimesh zgjedhore asnjë nga ju s’ka mbet pa u përzi mes vete, pse qenka aq e vështirë të bëni koalicion për gjuhën?! Ndryshoni kalkulatorët se na morët në qafë!” shkruan Anita Latifi në Facebook.

Banner

Related posts

Çfarë takimi do të mund të ishte takimi ndërmjet Thaçit dhe Pamukut?!

Gjyla Halili

Mijallkov lirohet nga rasti ku fillimisht ishte dënuar me 8 vjet burg

Gjyla Halili

ESHS: Regjistrimi në 2031 do të përcaktojë popullsinë rezidente! Do të respektohet vendimi i Kushtetueses

Gjyla Halili