AKTUALE

Sulejmani konfirmohet si bartës liste në njësinë 5 nga VLEN

Kuvendi Qendror i ASH ka vendosur që Salim Sulejmani të jetë bartës liste në njësinë e pestë zgjedhore që i takon ASH në kuadër të VLEN.

Sulejmani është ish-myftiu i Strugës dhe magjistër i shkencave teologjike.

Ndërkohë tashmë dihet se në tre liderët e këtij koalicioni do i prijnë listave zgjedhore: Izet Mexhiti nga Lëvizja Demokratike në njësinë 1, Afrim Gashi nga Alternativa në njësinë 2, Bilall Kasami nga Lëvizja BESA në njësinë 6.

Nga koalicioni VLEN thonë se se nesër do bëhen publike kandidaturat bartëse për deputetë, kur është afati i fundit për ti dorëzuar në KSHZ.(INA)

Banner

Related posts

Njëzet bursa studentore për vitin akademik 2025-2026

Gjyla Halili

Anëtari i VMRO-së e kërcënon Ali Ahmetin me jetë

Gjyla Halili

Rritja e nivelit të sigurisë, ministria e Punës me aksion të jashtëzakonshëm të inspektimeve

Gjyla Halili