AKTUALE

Suhareka me projektin “Golden Eco”

Fondacioni Frutex & Golden Eagle, në Ditën Botërore të Tokës, po fillon projektin më të ri “Golden Eco”
Ky projekt ka për qëllim të bëjë grumbullimin dhe klasifikimin e materialeve të riciklueshme.

Sot, në 13 pika të qytetit të Suharekës, do të vendosen mbi 50 kontejnerë, të cilët janë të ndarë sipas llojit të mbeturinave: amballazhë plastike, amballazhë qelqi, letër dhe kanaqe.

Të gjitha të ardhurat nga shitja e materialit të klasifikuar do të dhurohen si donacion për bursa për nxënës dhe pajisje të tjera shkollore.

Për këtë projekt, kompania Frutex ka angazhuar 10 të punësuar, si dhe mekanizmin përkatës.

Për të qenë i suksesshëm ky projekt, presim përkrahjen e qytetarëve, duke i hedhur materialet e riciklueshme në vendet përkatëse që janë të sinjalizuara.

Banner

Related posts

Kandidatura e Pendarovskit për mandatin e dytë mer mbështetjen e 15 partive politike

Gjyla Halili

Kryeministri Xhaferi shtroi iftar!

Gjyla Halili

Pija natyrale që ju shpëton nga kolla e thatë

Gjyla Halili