AKTUALE

Sot vendimi, ja për sa denarë pritet të ulet nafta dhe benzina?

Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE) në Maqedoninë e Veriut pritet të vendosë sot për çmimet e reja të karburanteve në vend. Sipas përllogaritjeve të kryeministrit Hristijan Mickoski, pritet që dizeli të poftohet (lirohet) për 7 denarë, ndërsa benzina për 4 denarë për litër.

Kryeministri Mickoski deklaroi paraprakisht se pret stabilizim të tregut të derivateve të naftës pas paralajmërimeve për bisedime paqeje mes SHBA-së dhe Iranit.

Të gjitha pritshmëritë shkojnë në drejtim të arritjes së një marrëveshjeje, gjë që do të ndikojë edhe në stabilizimin e ekonomive globale. Për momentin, çmimi i naftës po lëviz rreth 80 dollarë për fuçi, por në periudhën në vijim priten çmime edhe më të ulëta.

“Ne bëmë kalkulimet tona, vlerat e dollarit janë rritur pak. Pres që të hënën, në bazë të këtyre kalkulimeve, benzina të ulet diku rreth katër denarë për litër, ndërsa dizeli diçka më shumë, rreth shtatë denarë për litër. Kështu që, le të presim të hënën që Komisioni Rregullator ta kumtojë këtë zyrtarisht,” – deklaroi Mickoski, i cili mori pjesë në vendosjen e gurthemelit të një kopshti të ri për fëmijë në komunën e Karposhit.

Banner

Related posts

FFM: Gostivari tradhtoi rëndë publikun e futbollit dhe ndershmërinë në lojë, krimi do të pastrohet plotësisht!

Gjyla Halili

Bela: Nuk mund ta sjellin ndryshimin ata që shkatëruan komunat ku qeverisin

Gjyla Halili

Bujar Osmani: Këto zgjedhje janë referendum për Evropën, e jo për oligarkinë dhe “Botën Serbe”

Gjyla Halili