AKTUALE

Sot përfundon periudha shtesë e regjistrimit të popullsisë

Sot përfundon regjistrimi i popullsisë edhe për komunat në Kosovë të cilat kishin kërkuar shtyrjen e afatit për një javë në mënyrë që të përmbyllin suksesshëm këtë proces.

Afati i regjistrimit të popullsisë ishte nga 5 prilli deri më 17 maj, ndërsa me kërkesë në disa komuna është shtyrë edhe për një javë, deri më 24 maj.

Shtyrja e afatit ishte bërë pasi mund të kishte individë, ekonomi familjare që nuk ishin regjistruar, si në Dragash, Prishtinë, Prizren, Drenas, Fushë Kosovë, Skenderaj, Obiliq, Ferizaj, Shtërpcë, Kaçanik dhe Gjakovë.
Edhe në katër komunat e Veriut, në objektet e komunave zyrat kanë qenë të hapura nga ora 09:00-18:00.

Në periudhën sa është shtyrë regjistrimi, intervistat janë zhvilluar nga stafi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).

Ndryshe, nga këtu regjistrimi i Diasporës do të vazhdojë të bëhet përmes Platformës online eDiapsora (https://ediaspora.rks-gov.net/) deri më 31 gusht 2024.

Pas javës së parë të regjistrimit sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ishin regjistruar mbi 1 milion e 420 mijë banorë.

Referuar po kësaj periudhe kohore për diasporën ishte kaluar numri mbi 400 mijë që janë regjistruar në formën online.

Sipas zyrtarëve të ASK-së kualiteti i të dhënave në këtë regjistrim do të jetë shumë më i mirë se në vitin 2011.

Banner

Related posts

SKANDAL: Blerja më e madhe e votës në historinë e Tetovës

Gjyla Halili

Ahmeti përkujton dëshmorin Mujdin Aliu në 25 vjetorin e rënies së tij në Koshare

Gjyla Halili

Zv/kryeministri i Parë Izet Mexhiti u takua me drejtoreshën e IOM-it, Vesna Bozhinovska Petrushevska

Gjyla Halili