AKTUALE

Sot nis pagesa prej 150.000 denarë për çdo familje të prekur nga tragjedia në Koçan

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, informoi se nga sot – E Hënë, nis pagesa e ndihmës urgjente dhe të parë prej 150.000 denarëve për cdo familje që është prekur nga tragjedia në Koçanë.

Qeveria vazhdon thirrjet që familjet e atyre që mjekohen jashtë vendit t`i kontaktojnë ekipet qeveritare dhe përfaqësitë diplomatiko-konsulare për cdo nevojë apo harxhim.

Ndërkohë, përmes fondit solidar të Kryqit të Kuq janë grumbulluar gati 53 milion denarë ose afër 850.000 euro.

Ata që duan të ndihmojnë dhe të kyçen në aksionin humanitar mund të dhurojnë me paraqitje telefonike në numrin 143 – 400 nga të gjitha operatorët celularë dhe në xhiro-llogarinë e Kryqit të Kuq.

Banner

Related posts

Nikollë Camaj në COSAC në Budapest: Mali i Zi, për pro-natal e pro-family program për të ruajtur kohezion në kohën kur migrimet krijojnë disbalans në demografinë e një vendi europian

Gjyla Halili

RASTI I KUMANOVËS, SI E KTHEU YLBER LIMANI DYGJUHËSINË NË NORMË ZYRTARE

Gjyla Halili

Bashkëkombasit nga Detroiti me zemër të madhe si “Nënë Tereza”, mbledhin gati 400 mijë dollar për Kishën në Malin e Kakariqit

Gjyla Halili