AKTUALE

Kryetari Ahmeti takoi sot Marash Dukaj, ministër i Administratës Publike të Malit të Zi

Bashkëbisedim vëllazëror sot me ministrin e administratës publike të Republikës së Malit të Zi, Marash Dukaj, me të cilin biseduam mbi bashkëpunimin e shkëlqyeshëm bilateral mes vendeve tona që kanë një horizont të përbashkët, atë drejt Bashkimit Europian.

Ruajtja e stabilitetit rajonal dhe jetësimi i perspektivës më progresive mbi vlerat europiane janë qëllimet tona prioritare si dy vende anëtare të NATO-s.

Shpreha vendosshmërinë e shumicës parlamentare të vendit tonë për miratimin e ndryshimeve kushtetuese që janë mekanizëm i përforcimit të demokracisë dhe respektimit të të drejtave të komuniteteve.

Përvoja e deritanishme negociuese e Malit të Zi me Bashkimin Europian padyshim se është pikë e vlefshme orientuese në rrugëtimit tonë europian.

Banner

Related posts

Sela: Komisioni i Venecias po keqpërdoret si arbitrazh i Marrëveshjes së Ohrit

Gjyla Halili

23 vjet nga themelimi i Bashkimit Demokratik për Integrim

Gjyla Halili

E dërguara speciale e Kryesimit Finlandez me OSBE-në për vizitë në Kuvend

Gjyla Halili

Leave a Comment