AKTUALE

Sot në Shkup protestë për shkak të ajrit të ndotur

Sot në Shkup do të protestohet për shkak të ajrit të ndotur. Marshi fillon në ora 16:00 para Ministrisë së Mjedisit, vazhdon deri në Kuvend dhe përfundon para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Qyteti i gjelbër human” propozon disa masa të menjëhershme, por edhe më afatmesme, për të trajtuar në mënyrë më efektive grimcat e dëmshme në ajër.

“Ne protestojmë sepse çdo vit nga 3828 deri në 5000+ persona në Maqedoni humbin jetën si pasojë e drejtpërdrejtë e ekspozimit ndaj grimcave të dëmshme PM2.5. Kjo përbën 17.7% të vdekshmërisë totale në vend. Veçanërisht shqetësues është fakti se një në nëntë fëmijë të vdekur nën moshën një vjeç vdes për shkak të ndotjes së ajrit. Kërkojmë nga institucionet kompetente që menjëherë dhe sistematikisht të merren me ndotjen e ajrit përmes zbatimit të këtyre masave efikase që do të mbrojnë shëndetin e qytetarëve dhe do të ulin në mënyrë drastike ndotjen e ajrit”, thonë nga atje.

Banner

Related posts

Kurti pasi dështoi seanca konstituive: Ky është sulm brenda institucional kundër Republikës së Kosovës

Gjyla Halili

Muzeu i Tetovës pa asnjë historian, arkeolog dhe etnolog shqiptar

Gjyla Halili

LAJMI I FUNDIT: Presidenti Trump pajtohet për armëpushim 2-javor me Iranin, shtyhet kërcënimi për fushatë të gjerë bombardimesh

Gjyla Halili