AKTUALE

Vatra dhe Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat të Komunizmit në Shqipëri nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

Sokol Paja

New York, 8 Dhjetor 2024 – Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra dhe Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat të Komunizmit në Shqipëri nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi me qëllim organizimin e aktiviteve të përbashkëta në përkujtim të figurave dhe ngjarjeve të caktuara historike kombëtare me fokus kujtesën kolektive dhe kontributin për zbardhjen e të vërtetave historike të shqiptarëve. Marrëveshja e bashkëpunimit u nënshkruar gjatë një takimi pune të Kryetarit të Vatrës, Dr. Elmi Berisha, dhe drejtorit ekzekutiv të ISKK, Dr.Çelo Hoxha.
Qëllimi i marrëveshjes është mbledhja e dëshmive të personave të persekutuar gjatë regjimit komunist, të cilët jetojnë në SHBA me qëllim zbardhjen e krimeve të komunizmit dhe botimin e dëshmive si pjesë e kolanës “Zërat e Kujtesës”. Një delegaacion i ISKK ndodhet prej disa ditësh në New York në një vizitë pune. Më 7 dhjetor, u zhvillua një takim në shkollën shqipe “Gjergj Fishta”, në Long Island, New York. ISKK u dhuroi nxënësve kopje të librit për fëmijë “Kundër rrymës”, një libër për fëmijë i bazuar në jetën e shkencëtares Sabiha Kasimati.
Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat të Komunizmit më herët ka kontribuar për Bibliotekën Shkencore të Vatrës me 50 libra shkencorë. Në fund të këtij viti po ky Institut do të dërgojë për Vatrën afro 50 botime shkencore me fokus historinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Banner

Related posts

“VLEN NJË”: 9 maji shënon unifikimin e pesë subjekteve në një forcë të vetme politike

Gjyla Halili

Ali Ahmeti: Për 20 vite kemi realizuar synimet e gjeneratave që kishin punuar para nesh

admin

Agron Dedivanaj me rastin e 17 vjetorit të pavarsisë së Kosovës: ” Ky është shekulli ynë dhe është koha për të përmbushur fatin tonë dhe idealin e të parëve tanë”

Gjyla Halili