SPORT

Sot, gjysmëfinalja e parë e Ligës së Kombeve

Liga e Kombeve i rikthehet aksionit sot kur edhe do të zhvillohet gjysmëfinalja e parë e kësaj gare.

Me fillim nga ora 20:45 stadiumi “De Kuip” në Rotterdam do të jetë nikoqir i super ndeshjes mes Holandës dhe Kroacisë, e vlefshme kjo për gjysmëfinalen e kësaj gare.

Të dyja kombëtaret në ndeshjet e fundit regjistruan fitore, ku Holanda e mposhti 3:0 Gjibraltarin, kurse Kroacia shënoi fitore solide 2:0 ndaj Turqisë.

Holanda dhe Kroacia janë përballur dy herë mes vete, ku secila ka nga një fitore, ndërsa ndeshja e fundit përfundoi me fitore të holandezëve 3:0.

Në tre nga katër ndeshjet e fundit të Holandës në Ligën e Kombeve në shtëpi, të dyja skuadrat shënuan mbi 3.5 gola në ndeshje.

20:45 Holanda – Kroacia (Stadiumi De Kuip).

/BotaSot/

Banner

Related posts

Kosova po merr pjesë Kampionatin Botëror të skitarisë

admin

Futbollisti nga Vushtrria humb jetën në një vetaksident tragjik

Admin2

Këta lojtarë rrezikojnë suspendimin te Chelsea nëse ndëshkohen sot ndaj Realit

admin

Leave a Comment