KOSOVË

Rrëmbimi i policëve të Kosovës, reagon Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Ramaka reaguar në Twitter në lidhje me rrëmbimin e 3 efektivëve të Policisë së Kosovës.

“Kush thotë se po heshtim apo kush kërkon t’i hedhim benzinë zjarrit duke ngritur akuza ndërkohë që KFOR-i po investigon rastin, nuk do t’ia dijë as për Kosovën e as për Shqipërinë, po vetëm për luftën e stërhumbur politike me mua apo për politikën e luftës imagjinare me Serbinë. Prandaj më duhet edhe njëherë t’u kujtoj se Shqipëria është pjesë e bashkësisë euroatlantike dhe ka fiks të njëjtën linjë të kësaj bashkësie, e cila bombardoi Serbinë dhe krijoi shtetin e Kosovës! Ne presim fjalën e KFOR-it që po heton rastin dhe i qëndrojmë de-eskalimit imediat“, shkruan Rama në rrjetin social.

Banner

Related posts

Dënojmë vendimin e Kosovës në veri

admin

Kuvendi i Drenasit miraton listën paraprake të pronave për dhënien në shfrytëzim, Lladrovci falënderon asamblistët

Gjyla Halili

Përparimi në dialog, mënyra e vetme për paqe afatgjatë

admin

Leave a Comment