SHOWBIZ

Simboli i festës së Bajramit, njihuni me historinë e bakllavasë

Fillimisht sheqeri ka qenë në dispozicion me shumicë në Lindjen e Mesme shumë kohë para se të ishte prezent në sasi të madhe edhe në Perëndim.

Nëpër krejt Lindjen e Mesme e në Turqi furrat shërbejnë një sërë gatimesh të lëngshme por ajo që spikat më së shumti është ëmbëlsira, e mbushur me arra dhe e larë në sherbet e gjalpë: bakllavaja.

Kjo ëmbëlsirë është gatuar në forma të ndryshme përgjatë shekujve dhe versioni i parë daton që prej shekullit të tetë para lindjes së Krishtit në Asiri.

Mirëpo, ishin osmanët ata që e përsosën lavdinë e ngjitshme të bakllavasë.

Thuhet se kuzhinat perandorake në pallatin Topkapi në Stamboll mbushnin tabakë me bakllava në shekullin e pesëmbëdhjetë. Ata e gatuanin këtë ëmbëlsirë me një veçanti më të madhe në ditën e 15-të të Ramazanit kur sulltani vizitonte një relikt që besohej se ishte manteli që i takonte profetit Muhamed.

Kështu, bakllavaja u shërbehej jeniçerëve të tij. Ishte ëmbëlsirë që shërbehej në ngjarje të caktuara prandaj në Turqi vlen thënia: “Nuk jam i pasur aq sa të ha bakllavë për çdo ditë”.

Më 2013, Komisioni Evropian i dha statusin prej “origjineje të mbrojtur të dizajnit” një lloj bakllavaje që bëhet në qytetin e Gaziantepit në Turqi – i pari ushqim turk që njihet kësisoj. Greqia e Lindja e Mesme mund ta sfidojnë Turqinë sa i përket tapisë mbi bakllavanë, por se a datojnë versionet e tyre para osmanëve apo janë rezultat i ekspansionit të tyre, bakllavanë mund ta gjesh sot kudo nga Maroku në Iran.

Përgatitja e bakllavasë ështa standarde për furrat e ëmbëltoret, por përgatitet edhe në shtëpi.

Kështu ndodh edhe në Kosovë ku familjet përgatisin bakllava kryesisht në nder të festave të Bajramit./21Media

Banner

Related posts

Billie Elish bën një debutim surprizë si aktore, ja ku do ta shohim këngëtaren

admin

Njihuni me tre shenjat më të pavarura të horoskopit

admin

HAPJE MADHËSHTORE E SALLONIT H&GJ NË TIRANË NGA MAKEUP ARTISTI ME FAMË BOTËRORE POR ME PREJARDHJE NGA KOSOVA HARIS GJ.

Gjyla Halili

Leave a Comment