AKTUALE

Siljanovska: Tetë arsye përse duhen ndryshime

Kandidatja Presidenciale e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, Gordana Siljanovska Davkova nga tubimi në Kriva Pallankë, ka deklaruar se në duart e qytetarëve është procesi i ndryshimeve në vend. Ajo u zotua se nëse merr mandatin Maqedonia nuk do të nënçmohet.

“Ky pushtet nuk krijon politika racionale. Të krijonte ne nuk do të ndjeheshim të nënçmuar. Para se të vendosni, shtroni pyetjen – a jetoni më mirë? A jeni krenarë me këtë qeverisje? A mendoni se janë krenarë me Maqedoninë nëse druajnë ta shqiptojnë këtë emër? A janë krenarë me ata që dhanë jetën për Maqedoninë, por veprojnë në kundërshtim me interesat shtetërore dhe kombëtare dhe sipas interesave personale dhe të oligarkëve. Po vjen ora e largimit të këtij pushteti të delegjitimuar” – tha Siljanovska.

Banner

Related posts

Disa pjesë të Sarajit, Çairit dhe Aerodromit pa rrymë

Gjyla Halili

Despotovski: Së bashku me një ekip të përkushtuar po punojmë për një koncept të ri për kthimin e integritetit të LSDM-së dhe vendin që e meriton

Gjyla Halili

Vjehrrat fajtore që po ndahen çiftet..

admin