AKTUALE

“Tigrat” kryen bastisje në Shkup, arrestohet një person, ja çfarë gjeti policia në shtëpinë e tij

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se Njësiti për tregti të paligjshme me drogë pranë Departamentit kundër krimit në Polici, në bashkëpunim me Njësitin “Tigrat”, me urdhër paraprak kanë kryer bastisje tek personi G.P. nga Shkupi, përcjell TV21. Sipas MPB-së, personi në fjalë është arrestuar, ndërsa bastisja është kryer pasi paraprakisht janë siguruar dëshmi se ai ka kryer shitje të drogës së tipit heroinë.

Gjatë kontrollit te G.P. janë gjetur 1 pako me lëndë pluhuri të panjohur, 1 peshore e vogël dixhitale me mbetje të lëndës pluhur, 129 pako alumini me gjurmë të lëndës së panjohur, 2 celularë, si dhe gjësende të dyshuara që kanë origjinë nga vepra penale, 2 lap top ( Apple MacBook Pro dhe Acer), 11 orë dore (Emporio Armani, Disel, Cerruti 1881, Festina, 2 Casio, Breitling, Paterson, Rado, Adidas dhe Vivaldi) dhe 2 biçikleta (Specialized dhe Scott)”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Banner

Related posts

TRIBUNË SHKENCORE ME RASTIN E DITËS SË ALFABETIT

Gjyla Halili

MYFTIU I KOSOVËS DHE REISUL ULEMA I BFI NË NGUSHLLIME TE FAMILJA MUHAMEDI NË SHISHOVË- SHKUP

Gjyla Halili

Debat në OKB: Genocidi në Srebrenicë të dënohet globalisht

Gjyla Halili