KOSOVË

E përmbyllëm me më shumë shpresë për të ardhmen e ndritur të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar rreth vizitës së tij në Bled të Sllovenisë ku ka marrë pjesë në Forumin Strategjik. Ai ka njoftuar për takimet e mbajtura dhe ka theksuar se e ka përmbyllur pjesëmarrjen atje me shumë shpresë për “të ardhmen e ndritur të Kosovës”.

Derisa ka përmendur takimin me Stuart Peach, Kurti ka thënë se kanë diskutuar për bashkëpunimin rajonal, çështjet aktuale dhe procesin e dialogut.

“Për dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, zbatimin e Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit të dakorduar në Ohër dhe takimin e radhës të nivelit të lartë në muajin tjetër bisedova me emisarin e BE-së, Lajçak. Ndërkaq me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OSBE, Michael Carpenter folëm për situatën tashmë të deeskaluar në katër komunat në veri dhe për rëndësinë e parandalimit të rieskalimit potencial të saj”, ka thënë ai.

Ai ka shkruar se “me mesazhet për BE-në të një unioni vlerash dhe parimesh të përbashkëta, kërkesën që Ballkani Perëndimor të fokusohet në reforma dhe sundim të ligjit dhe vizionin e ofruar për anëtarësim të Ballkanit Perëndimor deri më 2030, përmbyllëm pjesëmarrjen në Forumin Strategjik të Bledit me më shumë shpresë e besim për të ardhmen e ndritur të Republikës tonë”. 

Banner

Related posts

Koha të ulemi dhe të gjejmë zgjidhje me BE dhe SHBA

admin

Me krenari mund të them se vetëm disa serbë kanë votuar

admin

Serbia të mos e pengojë Kosovën

admin

Leave a Comment