AKTUALE

Shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut do të inaugurohet më 28 Nëntor në Garanë të Kerçovës

Më 28 Nëntor, në Ditën e Flamurit, në Garanë të Kerçovës do të inaugurohet zyrtarisht shtatorja e Kryeheroit Kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Ceremonia pritet të jetë një ndër ngjarjet më domethënëse për komunitetin shqiptar në rajon, duke u zhvilluar në një datë me simbolikë të thellë historike.

Organizatorët kanë bërë të ditur se në këtë ditë të shënuar do të marrin pjesë qytetarë, veprimtarë dhe mysafirë nga trevat shqiptare, të cilët do të bashkohen për të nderuar figurën dhe trashëgiminë e Skënderbeut.

Nisma është realizuar nga Shoqata Humanitare “Garana”, e udhëhequr nga Faik Elezi, e cila ka marrë vlerësime të veçanta për angazhimin dhe përkushtimin në finalizimin e këtij projekti madhështor. Mirënjohje u është shprehur edhe gjithë kontribuuesve që kanë mbështetur përmendoren.

Inaugurimi pritet të zhvillohet në një atmosferë festive dhe me rëndësi të veçantë simbolike, teksa shqiptarët anë e mbanë shënojnë 28 Nëntorin, Ditën e Pavarësisë dhe Ditën e Flamurit.

Banner

Related posts

Rina Ajdari: Mbështetje e fortë nga Sllovenia për integrimin evropian

Gjyla Halili

Zef Berishaj: Investimi në fabrikën agro-përpunuese, hap kyç për zhvillimin ekonomik të Malësisë

Gjyla Halili

LSDM: Rënie e prodhimit industrial prej 7,9 për qind, politikat ekonomike të Mickoskit kanë dështuar

Gjyla Halili