AKTUALE

Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti, kujton 32-vjetorin e rënies së Halil Latifit

Në 32-vjetorin e rënies së Halil Latifit, deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti, ka shprehur nderimin dhe mirënjohjen e tij për figurën e njërit prej atyre që dhanë jetën për lirinë dhe dinjitetin e popullit.

Bexheti theksoi se Halil Latifi nuk la pas vetëm kujtimin e një dite, por shembullin e një njeriu të vendosur, që besoi thellë në të drejtën për të jetuar i lirë dhe në të ardhmen e atdheut të tij.

“E kujtojmë me respekt, e nderojmë me mirënjohje dhe e mbajmë në zemër si një pjesë të historisë sonë. Lavdi jetës dhe veprës për liri, i përjetshëm qoftë kujtimi i tij dhe i të gjithë të rënëve për liri,” deklaroi deputeti Blerim Bexheti.

Ky përvjetor rikujton sakrificat që mbeten themeli i rrugës sonë drejt të drejtave, barazisë dhe lirisë, për të cilat brezat e rinj vazhdojnë të ndërtojnë të ardhmen.

Banner

Related posts

Ku janë 160 çerdhe”, “Ku mbetën sigurimet shëndetësore”, rinia e PDK-së proteston para Qeverisë

admin

Moti i keq në Shkup: Nëntë të lënduar kërkuan ndhmë në Qendrat Spitalore, dy të lënduar më shumë

Gjyla Halili

Xhaferi në Ditën e mësuesit nga Forina: Të jesh mësues është mision dhe përgjegjësi, ata janë fuqia e arsimit

Gjyla Halili