AKTUALE

Shqiptarët më të bashkuar se kurrë, Gjeloshaj: Vazhdojmë me përgjegjësi dhe vizion

Zv. Kryeministri dhe ministri i ekonomisë njëherit dhe një nga drejtuesit e Forumit Shqiptar, Nik Gjeloshaj, e ka cilësuar bashkimin e fundit politik si një ditë të rëndësishme për shqiptarët në Mal të Zi.

“Sot ishte një ditë e rëndësishme për shqiptarët në Mal të Zi. Me këtë bashkim, po forcojmë Forumin Shqiptar si platformën kryesore politike të shqiptarëve, të përkushtuar për mbrojtjen e interesave tona, rrugën evropiane dhe zhvillimin e mëtejshëm të komunitetit tonë”, ka deklaruar Gjeloshaj.

Sipas tij, ky hap përfaqëson një angazhim të përbashkët për një përfaqësim më të fuqishëm politik të shqiptarëve dhe për avancimin e të drejtave dhe interesave të komunitetit në të gjitha nivelet institucionale.

Ai theksoi se Forumi Shqiptar do të vazhdojë të jetë një faktor i rëndësishëm politik, i orientuar drejt integrimeve evropiane, zhvillimit ekonomik dhe forcimit të rolit të shqiptarëve në Mal të Zi.

Ja postimi plotë:

Sot ishte një ditë e rëndësishme për shqiptarët në Mal të Zi. 🤝🇦🇱

Me këtë bashkim, po forcojmë Forumin Shqiptar si platformën kryesore politike të shqiptarëve, të përkushtuar për mbrojtjen e interesave tona, rrugën evropiane dhe zhvillimin e mëtejshëm të komunitetit tonë.

Banner

Related posts

Autobusët privatë në Shkup ndërpresin qarkullimin

Gjyla Halili

Me Forumin Shqiptarë,fryma e zhvillimit ndihet kudo në Malësi

admin

Mexhiti nga Saraji: Sot o je me Kurtin o me Kurton

Gjyla Halili