AKTUALE

Kurti pasi dështoi seanca konstituive: Ky është sulm brenda institucional kundër Republikës së Kosovës

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pasi Kuvendi dështoi të konstituohet.

“Deputetët e opozitës PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK sot votuan kundër raportit të komisionit për verifikimin e mandateve”, ka shkruar Kurti.

“Ky është sulm brenda institucional kundër Republikës së Kosovës dhe zgjedhjeve demokratike. Kjo është situatë e paparë në shtetin tonë e shumë më gjerë”.

Postimi i Kurtit:

Deputetët e opozitës PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK sot votuan kundër raportit të komisionit për verifikimin e mandateve. Në një votim krejt formal e teknik që bazohet në dokumentacionin e KQZ-së, ata u rebeluan kundër betimit të deputetëve dhe konstituimit të legjislaturës së nëntë.

Ky është sulm brenda institucional kundër Republikës së Kosovës dhe zgjedhjeve demokratike. Kjo është situatë e paparë në shtetin tonë e shumë më gjerë.

Ne qeverisim mbarë e mirë, këta lanë nam e bëjnë lajm të keq për shtetin tonë. Se janë kundër qeverisë e Republikës dihet, por se janë edhe kundër vetvetes, këtë e mësuam sot.

Banner

Related posts

Thirret në Stacionin e Policisë në Karposh pronari i veturës me të cilën Grubi u largua nga Maqedonia

Gjyla Halili

BDI: Diskriminim i hapur ndaj shqiptarëve në M-NAV. 14 maqedonas dhe 2 shqiptarë! Djali i deputetes Koxhaxhiku punësohet në M-NAV

Gjyla Halili

Pafytyrësia e Kurtit – Në mëngjes e sulmoi Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, në mesditë shrehu besim të madh për Gjykatën Kushtetuese të Maqedonisë

Gjyla Halili