KOSOVË

Shqiptarët i janë falënderuese Amerikës për secilën etapë të historisë sonë

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkruar për 24-vjetorin  e nënshkrimit të marrëveshjes  ushtarako-teknike të Kumanovës, duke thënë se kjo marrëveshje përfundimisht i dha fund regjimit serb në Kosovë dhe spastrimit etnik si qëllim thelbësor i Millosheviqit.

Haradinaj tha se rreshtimi i NATO-s me UÇK-në është konfirmim i pastërtisë së luftës çlirimtare, njofton tv21.tv.

“Rreshtimi i NATO-s me në krye me ShBA-të krah UÇK-së, është konfirmim i pastërtisë së luftës sonë çlirimtare. Mobilizimi i botës demokratike për t’i dalë në krah popullit të Kosovës që synim shekullor kishte lirinë, ishte vendimtar për lirinë dhe sot shtetin tonë”, shkroi Haradinaj në një postim në Facebook.

I pari i AAK-së tha se shqiptarët përjetësisht i janë falënderuese Amerikës për secilën etapë të historisë.

“Populli i Kosovës do të jetë gjithmonë mirënjohës ndaj aleatëve tanë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, u shpreh më tej Haradinaj. /21Media

Banner

Related posts

Zhgënjyese që Blinken sulmoi publikisht një aleat të Amerikës

admin

Kryeministri i Greqisë shpallë tri ditë zie kombëtare

admin

Nis debati në Parlamentin grek për votëbesimin ndaj Qeverisë

admin

Leave a Comment