KOSOVË

Kosova po lëndohet në sytë e aleatëve

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar rreth zhvillimeve në veri duke thënë se Kosova po lëndohet në sytë e aleatëve dhe miqve të saj.

“Lëndimi i ushtarëve të KFOR-it ngarkon me përgjegjësi të drejtpërdrejtë dhunuesit e tyre të verbër dhe fatkeqësisht lëndon Kosovën në sytë e aleatëve e miqve të saj të pazëvendësueshëm! Sa më shumë zgjatet ky konflikt i rrezikshëm dhe i panevojshëm, aq më shumë lëndohet Kosova!” shkruajti Rama në Twitter.

Sipas tij “nga ky udhëkryq ku konflikti kthehet e rikthehet çdo vit si produkt i të shkuarës, me Serbinë që ekspozon trupat në kufirin ku fuqia e saj është e barabartë me zero dhe Kosovën që ekspozon ngurrimin e saj për të finalizuar dialogun, dilet vetëm me dialog e me aleatë të fuqishëm!”.

Ai tha se është nevojë kombëtare që Kosova të dëgjojë aleatët dhe të mos futet më thellë në shtegun e rrezikshëm.

“Thirrja ime për t’i dëgjuar me vëmendje ata aleatë e për të mos u futur më thellë në shtegun jo vetëm të rrezikshëm, po edhe të kotë ku Kosova po lëndohet ndërkombëtarisht bashkë me ushtarët e KFOR-it që po lëndohen fizikisht, s’është thirrje ndërkombëtare po nevojë kombëtare!” përfundoi Rama.

Banner

Related posts

Sa më shpejtë të mbahen zgjedhjet në komunat serbe në Kosovë

admin

Kina përdori Dorian Duçkën për të sulmuar tribunalin e Hagës

admin

Tre policët e rrëmbyer sot dalin para gjykatës në Kralevë

admin

Leave a Comment