KOSOVË

Shqipëri: Tensione në Parlament/ Opozita bllokon foltoren, protestë para Kuvendit

Seanca plenare sërish është përfshirë nga tensione këtë të enjte, ndërsa para Kuvendit po zhvillohet protestë nga anëtarë dhe mbështetës të opozitës.

Deputetët sërish kërkojnë mocion me debat me kryeministrin Edi Rama për çështjen McGonigal. Demokratët kanë bllokuar foltoren, ndërsa një pjesë e tyre u bien pa pushim bilbilave duke krijuar kaos.

Foto nga protesta

Nga ana tjetër, jashtë Kuvendit janë mbledhur me dhjetëra mbështetës të opozitës, ndërsa kanë marrë fjalën një pjesë e deputetëve dhe vetë Berisha.

Në rrethimin e godinës së Kuvendit ka forca të shumta policie, por deri më tani nuk ka pasur përplasje me protestuesit, raporton Topchanel.

Banner

Related posts

Sanksionet ndaj Vulinit janë përgjegjësi e imja

admin

Heqja e pengesave të lëvizjes, vendim i drejtë

admin

Greqi: Mocioni i mosbesimit nga Tsipras, pranohet nga qeveria

admin

Leave a Comment