SHQIPËRI

Shpërthen zjarr i madh në urën e hekurudhës në Shkup

Një zjarr i madh ka kapluar mbrëmë urën e hekurudhës pranë stacionit hekurudhor dhe qendrës tregtare East Gate në Shkup, përcjell “Klan Macedonia”.

Sipas njoftimeve të para zjarri ka shpërthyer mbrëmë, ndërsa është djegur instalimi i energjisë elektrike dhe i ngrohjes.

Në rrjetet sociale qarkullojnë pamje nga tymi i zi që ka mbuluar një pjesë të madhe të kryeqytetit.

Ekipet e zjarrfikësve po tentojnë të shuajnë zjarrin, ndërsa siç raportohet, po tentojnë edhe të kontaktojnë kompanitë përkatëse për të kuptuar nëse nën urë ka edhe instalime gazi.

Zjarri arriti të shuhet mbrëmë, ndërsa ura është e mbyllur për qarkullim nga policia derisa të përcaktohet qëndrueshmëria dhe siguria e saj.

Banner

Related posts

Scholz planifikon t’i telefonojë Vladimir Putinit për t’ia paraqitur një kërkesë

admin

Regjistrimi i PD-së/ Kërkesa regjistrohet në Apelin e GJKKO-së, sot hidhet shorti për gjyqtarin relator

Gjyla Halili

Veliaj shpallet “Qytetar Nderi” i Prizrenit: Kënaqësi të kontribuoj për një qytet që promovon vlera, mirësi dhe kulturë

admin

Leave a Comment