AKTUALE

Osmani në Bosnje dhe Hercegovinë: Vizitë në një nga misionet më të mëdha në terren të OSBE-së dhe takime me kreun e shtetit

​Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Bosnjë dhe Hercegovinë në kuadër të aktiviteteve të tij si kryesues me OSBE-në.

Në BeH, Osmani do të zhvillojë takime me kreun e shtetit, përfaqësues të Kuvendit, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, si dhe me partnerë dhe bashkëpunëtorë të tjerë të OSBE-së, kumtoi MPJ.

Gjatë vizitës dhe bisedimeve me zyrtarët e B&H, Osmani do t’i referohet drejtimit në të cilin do të lëvizë bashkëpunimi i mëtutjeshëm ndërmjet OSBE-së dhe B&H, si dhe mbështetjen e fushave prioritare për B&H nga kryesimi i Maqedonisë së Veriut me OSBE-në – lufta e intensifikuar kundër korrupsionit, pajtimi dhe forcimi i kohezionit social.

Misioni i OSBE-së në Bosnje dhe Hercegovinë është një nga misionet më të mëdha në terren të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë. Me selinë e tij në Sarajevë dhe 8 zyra në terren, Misioni i OSBE-së në B&H kontribuon në ndërtimin e kapaciteteve të institucioneve dhe ndërtimin e drejtpërdrejtë të besimit midis qytetarëve. 

Banner

Related posts

“Më prek drejtpërdrejt dhe personalisht” – reagon Grubi pasi është përfshirë në Listën e zezë amerikane

Gjyla Halili

Xhaferi: Respektimi i të drejtave të punës, prioritet për RMV në rrugën drejt BE-së

Gjyla Halili

Kovaçevski: Nëse ka nevojë, do të mbahet edhe një brifing për Marrëveshjen për ndërtimin e korridoreve

admin

Leave a Comment