SHQIPËRI

Erion Veliaj pritet nga kryebashkiaku i Sofies: Entuziast për idenë e fluturimeve direkte Tiranë – Sofie!

Në cilësinë e Presidentit të B40, rrjetit më të madh të qyteteve të Ballkanit, kryebashkiaku Erion Veliaj zhvillioi një vizitë në Sofie ku u takua me homologun e tij Vassil Terziev.Përmes një postimi, Veliaj thekson se u diskutua edhe ideja e fillimit të fluturimeve direkte Tiranë – Sofie.

“Faleminderit kryebashkiakut të Sofies, Vassil Terziev, për mikpritjen dhe përfshirjen aktive në rrjetin B40-të. Entuziast për idenë e një fluturimi të drejtpërdrejtë Tiranë – Sofie, jam i sigurt se Ryanair dhe/ose ëizzair do ta marrin parasysh.

Asnjë udhëtim në Sofje nuk është i plotë pa takuar komunitetin Shqiptaro-Bullgar aty, dhe miq si Elvin Guri (një gur themeli për komunitetin), Vessela Tcherneva (një nga mbrojtëset më të forta për aspiratat e Shqipërisë në BE), si dhe një vizitë në sitin fantastik Campus-X (mezi presim të krijojmë bashkëpunim me Tumo Tirana dhe Piramidën) etj. Faleminderit ekipit tonë të Ambasadës Shqiptare në Bullgari – shumë krenar për ju dhe profesionalizmin tuaj”, shkruan Veliaj.

Banner

Related posts

Arrestohen policë dhe prokurorë gjatë një operacioni të madh në Shqipëri

admin

Besart Kadia largohet nga Financat, emërohet zv/ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme

admin

Kryemadhi “u mbrojt” me akuza/ SPAK duhet të hetojë dokumentet e publikuara nga Top Channel

admin