AKTUALE

Shoqata shqiptare e Windsorit organizon mbrëmje festive për ditën e Pavarsisë së Kosovës

Ejani të festojmë së bashku Përvjetorin e 18-të të Pavarësisë së Kosovës, të shpallur më 17 Shkurt 2008, që do të shënohet të shtunën—14 Shkurt, në një mbrëmje të veçantë që bashkon festën e Pavarësisë së Kosovës dhe që përkon gjithashtu me Ditën e Shën Valentinit.❤️

Të ftuar specialë:

• MERITA HALILI – Mbretëresha e këngës popullore
• RAIF HYSENI – fizarmonikë
• MALËSORI – këngëtari i mirënjohur
• ERIND EMIRI – organo

Një ndërthurje e veçantë e muzikës tradicionale shqiptare dhe festës, për ta shndërruar këtë mbrëmje në një përvojë të paharrueshme për të gjithë të pranishmit.

✨ Ju mirëpresim të gjithëve për të festuar së bashku, në frymën e dashurisë për atdheun dhe vlerat tona kombëtare. 🇦🇱🇽🇰

Banner

Related posts

Shkëlqen Nora, fiton të artën e parë të vitit

admin

“Dita e plisit” koncert për 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës në Shkup

admin

Ali Ahmeti uron Fatos Nanon për ditëlindje

Gjyla Halili