AKTUALE

Shoqata “Malësia e Madhe” në Michigan organizon promovimin e romanit “Brenga” të autorit Pashko Camaj

Shoqata Atdhetare “Malësia e Madhe” në Michigan organizon promovimin e romanit “Brenga” të autorit Dr. Pashko R. Camaj. Aktiviteti do të mbahet të dielën, më 19 prill, në ora 14:00, në sallën e Kishës së Shën Palit në Rochester Hills.

Veprimtaria do të moderohet nga Brikena Hoxhalli, ndërsa fjalën përshëndetëse do ta mbajë kryetari i shoqatës, Toni Gojçaj.

Për romanin dhe krijimtarinë e autorit do të referojnë Irena Dragoti, Rafail Floqi, prof. Lukë Junçaj, dr. Gjekë Gjelaj, dr. prof. Anton Lajçaj dhe dr. Lisandër Kola.

Pas promovimit, organizatorët kanë parashikuar një koktej për të gjithë pjesëmarrësit.

Shoqata Atdhetare “Malësia e Madhe” fton të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në këtë aktivitet kulturor.

Ja postimi plotë:

Lajmërim.

Shoqata Atdhetare “Malësia e Madhe” në Michigan, ka nderë,dhe kënaqësinë e madhe të ju ftojë në promovimin e romanit “Brenga”
të autorit Dr. Pashko R. Camaj

Aktiviteti do të mbahet të dielën, më 19 prill, në ora 2:00 PM, në sallën e Kishës së Shën Palit, Rochester Hills.

Ky promovim organizohet nga Shoqata Atdhetare
“Malësia e Madhe”.

Moderatore e aktivitetit:
Znj. Brikena Hoxhalli

Fjalë përshëndetëse:
Z. Toni Gojçaj, kryetar i Shoqatës “Malësia e Madhe”

Për romanin dhe autorin do të flasin:
Znj. Irena Dragoti
Z. Rafail Floqi
Prof. Lukë Junçaj
Dr. Gjekë Gjelaj
Dr.Prof. Anton Lajçaj
Dr. Lisandër Kola

Pas promovimit, për të gjithë të pranishmit do të shtrohet një koktej.

Ju mirëpresim me kënaqësi!

Shoqata Atdhetare
“Malësia e Madhe”

Banner

Related posts

Ahmeti: Me dhimbje pranova lajmin për ndarjen nga jeta të Bekim Jasharit, luftëtarit të UÇK-së nga Kumanova

admin

MASH e harroi Konviktin e Tetovës, ende nuk janë përmirësuar vërejtjet e Revizionit

Gjyla Halili

Sasho Klekovski emërohet drejtor i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore me mandat katërvjeçar

Gjyla Halili