AKTUALE

Sllaveski: Tre bankat e mëdha njoftojnë uljen e tarifave për qytetarët dhe kompanitë

Iniciativa e Bankës Popullore për uljen e tarifave për përdorimin e shërbimeve të pagesave ka filluar të japë rezultatet e para. Në fillim të këtij muaji, tre bankat e mëdha dhe një bankë e mesme njoftuan se po ulin tarifat për qytetarët dhe kompanitë, deklaroi guvernatori Trajko Sllaveski.

Siç tha ai në konferencën për shtyp, kjo pritet edhe nga bankat e tjera të mesme dhe të vogla.

Sipas Sllaveskit, uljet janë veçanërisht të rëndësishme për kryerjen e pagesave të klientëve përmes sistemeve interne të bankave, si dhe përmes sistemeve pagesore ku pagesat realizohen midis bankave në kohë reale gjatë gjithë ditës.

“Bankat gjithnjë e më shumë fillojnë të ofrojnë pagesa falas që iniciohen përmes bankave elektronike dhe mobile dhe realizohen në sistemet e tyre interne. Po vërejmë një korrigjim në rënie të shumës së tarifave në njërën nga bankat dhe tërheqjen e parave të gatshme në sportelet e bankës si dhe për shërbime të tjera që lidhen me pagesat rreth parave të gatshme, kopjet e dokumentacionit dhe lëshimin e faturave”, ka thënë guvernatori.

Ai paralajmëroi se Banka Popullore do të ngrejë iniciativë për ndryshim në zgjidhjen ligjore për llogarinë e pagesave me funksione bazë me çka do të mundësohet përdorimi i saj më i gjerë nga qytetarët për të kryer pagesa në të gjitha bankat.

Banner

Related posts

Bajram Rexhepi takon qytetarët e Drenovecit: Bashkë do të sjellim zhvillimin e vërtetë

Gjyla Halili

25 vjet nga rënia e Gjeneral Fadil Nimani “Tigrit”, Ali Ahmeti: Figurë e paharruar e UÇK-së

Gjyla Halili

Blerim Bexheti: Dikur e sabotonin sot e promovojnë programin tim, asgjë tjetër përpos turizëm plotik

admin