AKTUALE

Iniciativa e BDI-së: Rezoluta për UÇK-në, nga Shkupi direkt në Hagë

Pa nënshkrimet e deputetëve të koalicionit VLEN, rezoluta për katërshën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të shkojë në Hagë, ku po mbahen ata.

Kjo planifikohet të bëhet me iniciativë të deputetëve të opozitës shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, të cilët edhe e inicuan hartimin e rezolutës.

Rreth kësaj iniciative ka folur Rina Ajdari, deputete e BDI-së e cila theksoi se të njëjtën rezolutë bashkë me nënshkrimet pritet ta depnojmë në Hagë.

Nga koalicioni VLEN, thonë se i qëndrojnë pas vendimit të tyre për të votuar rezolutën nëse shkon në Kuvend.

“Deputetët e VLEN-it do ta mbështesin rezolutën për krerët e UÇK-së që gjykohen në Hagë e paraqitur nga një grup deputetësh të Kuvendit. Në këtë çështje, besojmë se të gjithë shqiptarët janë unikë. Këtu nuk ka dallime partie, feje apo bindjesh politike. Ne kemi qenë bashkë në luftën e drejtë dhe të pastër të UÇK-së dhe e ruajmë me përkushtim maksimal dinjitetin e kësaj ushtrie”, tha përmes një deklarate me shkrim, Driton Sulejmani, zëdhënës i VLEN.

Megjithatë, kjo zor të ndodhë pasi për të diskutuar në lidhje më këtë dokument, nuk pati kuorum as në komisionin parlamentar ku rezoluta duhet të kalojë paraprakisht.

Mungesa e përfaqësuesve të partive maqedonase në këtë trup, sipas inicuesve ishte lëvizje tendencioze politike.

Banner

Related posts

Nikollë Camaj në COSAC në Budapest: Mali i Zi, për pro-natal e pro-family program për të ruajtur kohezion në kohën kur migrimet krijojnë disbalans në demografinë e një vendi europian

Gjyla Halili

Duhej të fillonte më 30 mars, shtyhet në afat të pacaktuar funksionimi i linjës ajrore Shkup-Dubai

Gjyla Halili

BDI akuzon qeverinë për kapje të shtetit: Mickoski, ku janë hetimet për Mexhitin dhe Taravarin?

Gjyla Halili