AKTUALE

Shoferi i ambulancës ndërroi jetë pasi kaloi tërë natën duke transportuar të rinjtë e lënduar nga zjarri në Koçan

Një shofer autoambulance nga Koçani ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, i cili gjatë gjithë natës ka transportuar të lënduarit nga zjarri i tmerrshëm në një diskotekë të kësaj qyteze në lindje të vendit.

Bëhet fjalë për vozitës shumëvjeçar të ambulancës në Emergjencën e Koçanit.

Siç transmeton portali “Metropola”, Ile Gocevski ka ndërruar jetë në orët e vona të mëngjesit të sotëm pasi kishte shkuar në shtëpi për të pushuar pas një dite të vështirë dhe të gjatë duke transportuar persona të lënduar.

Të kujtojmë, zjarri i tmerrshëm që shpërtheu të dielën, pak para orës tre të mëngjesit, përfshiu 1.500 njerëz në diskotekën “Pulse” në Koçan. Në zjarr u plagosën 155 persona, ndërsa të paktën 59 persona humbën jetën.

Dëshmitarët okularë tregojnë se në ndërtesën e diskotekës kishte vetëm një dalje dhe ajo ishte mjaft e vogël, ndërkohë që zjarri u përhap me shpejtësi.(INA)

Banner

Related posts

Hapet pjesa e parë e rrugës së re Sfillare e Poshtme – Sfillare e Epërme

Gjyla Halili

“Skandal” i radhës në NPRSH, Shfuqizohet njëanshëm tenderi i fituar në mënyrë të rregullt, a ka gisht drejtori Ejup Rustemi !?

admin

BDI: Qeveria të ndalojë menjëherë zbatimin e agjendës ruse për destabilizimin e vendit

Gjyla Halili