AKTUALE

Gjeloshaj uron Ditën e Komunës: Dhjetëra miliona euro investime – vërtetim i punës dhe përpjekjeve për zhvillimin e Malësisë

Të dashur qytetarë të Malësisë, e nderuara diasporë,

Në këtë ditë të veçantë, me zemër plot krenari, ju uroj Ditën e Komunës së Tuzit, për të cilën me vite kemi luftuar, arritur dhe dëshmuar se së bashku mund të bëjmë shumë.

Si ish-kryetar, pata privilegjin të nisja me ju rrugëtimin e rritjes dhe përparimit, nga momenti kur në vitin 2019 kishim një buxhet prej vetëm 1,6 milion eurosh, deri te rekordi i sotëm prej 9,5 milion eurosh në vitin 2025. Kjo nuk është thjesht një shifër, është një dëshmi për ëndrrat që i kemi shndërruar në vepra, për besimin tonë te Malësia. Dhjetëra miliona euro investime janë bërë në Malësi si vërtetim i gjithë punës dhe përpjekjeve tona për të zhvilluar komunën tonë.

Sot, si nënkryetar i Qeverisë dhe drejtues i Forumit Shqiptar, vazhdoj të luftoj që Tuzi të zërë vendin që meriton, si simbol i bashkëpunimit, zhvillimit dhe krenarisë.

Një falënderim i veçantë i drejtohet diasporës sonë; kudo që të jeni, fuqia, mbështetja dhe dashuria juaj për vendlindjen na bëjnë më të fortë.

Malësia ka qenë gjithmonë më shumë se një komunë. Tuzi është premtimi se së bashku mund të arrijmë gjithçka.

Gëzuar Ditën e Komunës së Tuzit!

PS: Këto fotografi janë dëshmi e fytyrës së re të Malësisë.

Nik Gjeloshaj
Nënkryetar i Qeverisë së Malit të Zi dhe Ministër i Zhvillimit Ekonomik

Banner

Related posts

Mblidhet Kuvendi! Propozohet rritja e dënimeve për shkelësit e ligjit për qetësi publike!

Gjyla Halili

Valdet Xhaferi nga Gostivari: Vlen çdo dështim të vetin ja hedh Bdi-së,kjo është pasojë e qeverisë jolegjitime dhe atyre që pjesërisht e dinë himnin kombëtarë

Gjyla Halili

KRYEPARLAMENTARI I KOSOVËS Z.GLAUK KONJUFCA, DREKË NDERIMI DELEGACIONIT TË VATRËS NË DITËLINDJEN E 114-TË TË DIELLIT

admin