BOTA

SHBA zhvillon bisedime me Turqinë për marrëveshjen e grurit

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka komunikuar me ministrin e Jashtëm turk Hakan Fidan për perspektivat e ringjalljes së marrëveshjes tashmë të dështuar të grurit të Detit të Zi gjatë një telefonate sot, ka zbuluar një burim turk.

Mediat e huaja raportojnë se diplomatët diskutuan marrëveshjen, e cila skadoi muajin e kaluar, si dhe NATO-n dhe një proces të mundshëm normalizimi midis Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Më herët, ministri i jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba zhvilloi gjithashtu një telefonatë me homologun e tij turk, ku “theksoi ndikimin e dëmshëm të tërheqjeve të Rusisë në vendet afrikane dhe sigurinë globale të ushqimit”.


Top Channel

Banner

Related posts

Enti i Statistikave: Të moshuarit në Gjermani kanë më shumë hapësirë për banim

admin

Mbi 21.000 viktima nga tërmetet në Turqi dhe Siri

admin

Aksident i rëndë trafiku në Stamboll

admin

Leave a Comment