BOTA

ShBA parlajmëron Suedinë për një sulm të mundshëm terrorist

Një paralajmërim për sulm terrorist në Suedi është shpërndarë nga ambasada amerikane, pas incidentit me djegien e Kuranit disa ditë më parë.

Megjithatë, sipas policisë së sigurisë në vend, situata është në kontroll dhe rreziku për një sulm real është i largët.

Më 21 janar, një politikan i ekstremit të djathtë në Suedi ka djegur një kopje të Kuranit, librit të shenjtë islamik, jashtë Ambasadës turke në Stokholm. Në lejen që Rasmus Paludan kishte marrë nga policia, kishte shkruar se protesta e tij ishte “kundër Islamit” dhe “kundër përpjekjeve të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan për të ndikuar lirinë e shprehjes në Suedi”.

Incidenti ka shkaktuar zemërim dhe protesta në botën myslimane, ndërsa Erdogan ka njoftuar Suedinë që të mos presë mbështetje nga Turqia për anëtarësim në NATO.

Suedia dhe Finlanda, me dekada, kanë qenë ushtarakisht neutrale. Por, lufta e Rusisë në Ukrainë ka ndryshuar pikëpamjet e tyre për sigurinë.

Suedia e ka dënuar incidentin duke thënë se “provokimet islamofobike janë të tmerrshme”. Por, ministri i saj i Jashtëm, Tobias Billstrom, ka shkruar në Twitter se “Suedia ka një liri të madhe të shprehjes”.

Banner

Related posts

Greqi/ Lidhi dhinë në makinë dhe e tërhoqi zvarrë, shoferi merr 30 mijë euro gjobë

admin

Seuli kritikon bashkëpunimin ushtarak mes Rusisë dhe Koresë së Veriut: Kërcënon Ukrainën dhe Korenë e Jugut

admin

Aksidentohet autobusi me tifozë në Brazil, humbin jetën shtatë persona

admin

Leave a Comment