AKTUALE

SHBA ndihmon në modernizimin e MPB-së

Banner

Shkup, 24 mars – Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në takimin e sotëm të punës me zëvendës shefin e Misionit të Ambasadës Amerikane në Shkup, Erik Mejer dhe anëtarëve të delegacionit, shprehu falënderim për bashkëpunimin e deritanishëm dhe mbështetjen nga SHBA-ja vite të tëra, konkretisht në pjesën e fuqizimit dhe modernizimit të kapaciteteve të MPB-së.

“Në pjesën e prioriteteve dhe qëllimeve të MPB-së, ministri Spasovski i theksoi luftën kundër të gjitha formave të krimit të organizuar dhe luftës kundër terrorizmit, për çka konstatoi se këto qëllime zbatohen me sukses, ndërsa rezultatet e arritura janë në nivel të lartë”, njoftojnë nga MPB.

Zëvendës shefi i Misionit, Mejer e falënderoi ministrin Spasovski për takimin e sotëm si dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm të shkëlqyer të vendit me SHBA-në në shumë sfera të jetës shoqërore, duke e transmetuar angazhimin e Qeverisë dhe Ambasadës amerikane për mbështetje dhe bashkëpunim intensiv edhe në periudhën e ardhshme.

Related posts

Ministria e Arsimit injoron me zero denarë dy universitetet shqiptare për zhvillimin e resurseve laboratoroike

Gjyla Halili

Pacolli lobon për Kosovën në New York

admin

Nënshkrimi i Marrëveshjes për partneritet strategjik me Mbretërinë e Bashkuar

Gjyla Halili

Leave a Comment