KOSOVË

SHBA kërkon lirim pa kushte të zyrtarëve policorë të Kosovës

ëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, ka thënë të enjten se Serbia duhet t’i lirojë pa kushte tre pjesëtarët e Policisë së Kosovës, që janë ndaluar nga forcat serbe, më 14 qershor.

“Ne besojmë se Kosova dhe Serbia duhet të marrin hapa të menjëhershëm për të shtensionuar situatën”, u ka thënë Miller gazetarëve.

Kosova e konsideron arrestimin e tre zyrtarëve policorë si kidnapim nga autoritetet e Serbisë në territorin e Kosovës.

Sipas Policisë së Kosovës, zyrtarët policorë janë arrestuar në Tresave/Bare që gjendet në komunën e Leposaviqit, brenda territorit të Kosovës.

Beogradi, në anën tjetër, deklaron se nuk bëhet fjalë për kidnapim, por për arrestim të policëve në territorin serb.

Miller ka thënë se SHBA-ja pret që palët të ndjekin planin trepikësh që e ka prezantuar Bashkimi Evropian, pa vonesa.

“Në kuadër të kësaj, kryeministri [i Kosovës, Albin] Kurti duhet të garantojë që kryetarët e zgjedhur t’i kryejnë detyrat e tyre nga lokacionet alternative dhe që të tërheqë njësitet policore nga zonat përreth”.

Komuniteti ndërkombëtar i ka tri kërkesa për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, lidhur me situatën në veri:

  • Shtensionimin e situatës atje
  • Mbajtjen e zgjedhjeve të reja
  • Kthimin në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Kurti, në anën tjetër, e ka prezantuar ditë më parë një plan pesëpikësh për ulje të tensioneve./REL

Banner

Related posts

Koha të ulemi dhe të gjejmë zgjidhje me BE dhe SHBA

admin

Besnik Berisha dyshohet se mori 11 mijë euro nga klienti që s’mund ta mbronte ligjërisht

admin

Kosova nuk e pranoi draft-statutin për Asociacionin

admin

Leave a Comment