KOSOVË

Sa më shpejtë të mbahen zgjedhjet në komunat serbe në Kosovë

Banner

Kancelari gjerman Olaf Sholc në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ka folur për situatën në veri të Kosovës.

I pyetur nga gazetarët, se çfarë do të ndodh me këto dy shtete meqë presidenti serb Aleksandar Vuçiq deklaroi se nuk do ta zbatojë marrëveshjen e Ohrit, Sholc me përgjigje:

“Ka një marrëveshje mes dy shteteve e cila rregullon raportet bazë ndërmjet tyre, e njëjta duhet të plotësohet me jetë dhe të bazohet në mirëkuptimin e ndërsjellë. Ajo duhet të zbatohet tani. Nga këndvështrimi ynë është me rëndësi që të jepet kontribut për deeskalimin dhe shpejtë të mbahen zgjedhje në komunat serbe të Kosovës, të ketë pjesëmarrje të lartë në zgjedhje, dhe kryetarët të mos jenë persona të zgjedhur formalisht, por legjitim, që të mund të orientohen drejt komunitetit serb”, tha Sholc, raporton TV21 nga Berlini.

Related posts

Mbyllet votimi në Greqi, publikohen exit poll-et e para

admin

Rama uron Erdogan për fitoren e zgjedhjeve presidenciale në Turqi

admin

Hill: Fillimisht Asociacioni, e pastaj propozimi franko-gjerman

admin

Leave a Comment