AKTUALE

Shaqir Palushi: Karnevali Golden Eagle është festë për qytetin dhe gjithë Kosovën

Pronari i kompanisë Golden Eagle, Shaqir Palushi, ka vlerësuar se Karnevali Golden Eagle është shndërruar në një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në Kosovë, duke promovuar Suharekën si një qendër të kulturës, artit dhe argëtimit.

Sipas Palushit, karnevali nuk është vetëm një festë, por një mundësi për të bashkuar njerëz nga vende të ndryshme, për të promovuar vlerat kulturore dhe për të prezantuar traditat në një atmosferë festive.

“Karnevali Golden Eagle është një investim në kulturë, turizëm dhe në imazhin e Suharekës. Synimi ynë është që çdo vit të sjellim artistë, grupe kulturore dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme, duke krijuar një ngjarje që i shërben komunitetit dhe promovon Kosovën në arenën ndërkombëtare,” u shpreh Palushi.

Ai theksoi se karnevalet janë pjesë e trashëgimisë kulturore evropiane dhe se organizimi i këtij aktiviteti në Suharekë synon të vazhdojë këtë frymë, duke i dhënë qytetit një identitet të veçantë në kalendarin e ngjarjeve kulturore.

Karnevali Golden Eagle pritet të mbledhë mijëra vizitorë, me parada shumëngjyrëshe, performanca artistike dhe aktivitete të ndryshme kulturore, duke e kthyer Suharekën në qendrën e festës për dy ditë.

Ja postimi plotë:

Për dy ditë, Karnevali Golden Eagle e bën Suharekën kryeqendër të kulturës, argëtimit dhe muzikës, duke sjellë artistë, kultura dhe tradita kombëtare e ndërkombëtare.

Por karnevalet nuk janë as të huaja, as të reja për ne. Ato janë organizuar edhe në kohën e Dardanisë dhe Arbërisë.

Pra,Karnevali Golden Eagle nuk po krijon një traditë të re, por po vazhdon trashëgiminë tonë evropiane të karnevaleve, duke e sjellë atë me dinjitet në zemër të Suharekës.

Banner

Related posts

Parashikimi i motit për sot

Gjyla Halili

Talat Xhaferi: Romët janë pjesë e pandashme e shoqërisë sonë

Gjyla Halili

Artan Dika: Struga nuk e ka për nder të ketë në krye një kryetar me aferë mashtrimi

Gjyla Halili