AKTUALE

Selmanaj për takimin Kurti-Vuçiq në Bruksel: Cila është tema e këtij takimi?

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkuar në Bruksel për të marrë pjesë në dialog me Serbinë pa koordinimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës

Kështu tha Selmanaj gjatë fjalës së tij në seancën e Kuvendit të Kosovës, duke pyetur po ashtu se cila është tema e këtij takimi i cili po ndodh sot në Bruksel.

“Sot po ndodh një takim në Bruksel. Për çfarë po takohen këta njerëz, cila është tema e takimit? Janë miratuar tri rezoluta para dhe pas çdo procesi të dialogut të raportohet në Kuvendin e Kosovës. Ky takim a po bëhet me koordinim a pa koordinim? Përgjigja është që në koordinim me forcat politike të Kosovës jo, por në koordinim me kënd? ”, ka thënë Selmanaj.

Ai po ashtu tha se aleatët e Kosovës janë bërë bashk me Serbinë për ta kundërshtuar politikën e Kosovës. /Telegrafi/

 

Banner

Related posts

Mexhiti jep lajmin e madh për Tetovën: Pas dhjetë vitesh premtime boshe, vjen zgjidhja për ujrat e zeza dhe kanalazimin në Tetovë

Gjyla Halili

Thirjet shoviniste në Kumanovë/ Blerim Bexheti porosi Vlen-it: Lëshoni qeverinë, bashkëqeverisja nënçmim dhe diskriminim për shqiptarit

Gjyla Halili

Izet Mexhiti mbledh nënshkrimet për formimin e partisë

admin

Leave a Comment