AKTUALE

Kremtimi i 112 Vjetorit të Kryengritjes së Malësisë-Tuz

Në nder të 112 vjetorit të Kryengritjes së Malësisë 1911, në IP QKI ,,Malësia” në Tuz, Komuna e Tuzit organizoi programin artistik-historik.

Të pranishmëve u drejtua nënkryetari i Komunës së Tuzit, Ivan Ivanaj, me një fjalim të shkurtër, kurse mbi rëndësinë e saj foli prof. dr. Romeo Gurakuqi në temën ,,Kryengritja e Malësisë së Madhe,1911 dhe 1912 – paraprijëse e pavarësisë së Shqipërisë”.

Merita Lucaj interpretoi vargje të shkruara nga vet ajo, dedikuar Ded’ Gjon Lulit, ndërsa për të gjithë të pranishmit, artistët e mirëmjohur Kastriot Tusha dhe Nikollë Nikprelaj, interpretuan disa këngë nga repertoari i tyre.

Në fund për të gjithë të pranishmit u shtrua një koktej modest.

Banner

Related posts

Tha se qengjin që ndahet nga kopeja e ha ujku, Taravari: Kasami shpejton me deklarata

Gjyla Halili

Kasami shpalos bartësit në zonën 1, 2, 5 dhe 6

Gjyla Halili

Semir Musa: ASH ndez motorët, na priftë e mbara

Gjyla Halili

Leave a Comment