AKTUALE

Sela: ASH e bashkuar, po! Pa Arben Taravarin, ai duhet të japë dorëheqje

Përpjekje ka pasur në vazhdimësi, tha Ziadin Sela në Click Plus në TV21 i pyetur nëse ka pasur iniciativa për bashkim të Aleancës për Shqiptarët. Sela tha se për një ASH të bashkuar, duhet të japë dorëheqje Arben Taravari, respektivisht që ASH duhet të jetë pa Taravarin.

“Me fal po, por çka me fal? Tjetri duhet ta kërkojë atë të falurën, që të falesh. Nuk është rëndesë. Nëse vjet ne kemi pasur një debat se si duhet të garojë Aleanca dhe sot po përfundojmë në atë që unë e mendoja, atëherë unë besoj që një falje duhet kërkuar. E në qoftë se ke shkelur rëndë strukturat partiake, organizimin politik të Aleancës për Shqiptarët, duke shkuar me mendjen tënde dhe jo me vendimet e Kuvendit Qendror të bësh koalicione, natyrisht që i ke borxh një falje publike të gjithë anëtarësisë së ASH-së, edhe ata që u manipuluan nga idetë e këtij zotëriu, që po e shohim ku po përfundon sot. Kur një politika kërkon falje, unë mendoj se falja e politikanit duhet të jetë konkret, dhe jo vetëm një fjalë goje. Këto lloj tendenca…Gazetari: Që i bie? Të japë dorëheqje.”, tha mes tjerash Sela.

Banner

Related posts

Mexhiti: Është thyer mitin se BDI do të jetë përjetësisht në pushtet

Gjyla Halili

Jeton Shaqiri: Punojmë për hapjen e qendrave për zhvillim profesional të mësimdhënësve në kuadër të të gjitha fakulteteve pedagogjike

admin

6 vjet pa Qaniun!Përkujtojnë miq e familjarë ikonën e gazetarisë Qani Mehmedi në vedprehjen e tij

admin