AKTUALE

Sali: Investimi në dije dhe inovacion është investim në të ardhmen evropiane

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, mori pjesë në Panairin e Shkencës 2026, të organizuar nga shkollat ndërkombëtare “Maarif” në Tetovë.

Në fjalimin e tij, ministri Sali theksoi se dija, shkenca dhe inovacioni janë shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik dhe të procesit të integrimit evropian.

“Sot, më shumë se kurrë, zhvillimi ekonomik varet nga kapitali njerëzor dhe nga aftësia për të shndërruar idetë në vlerë konkrete. Ngjarje të tilla dëshmojnë se kemi gjenerata të reja të gatshme për të ndërtuar të ardhmen,” deklaroi Sali.

Ai theksoi se Panairi i Shkencës është një platformë ku të rinjtë prezantojnë ide dhe zgjidhje inovative, duke krijuar ura ndërmjet arsimit, teknologjisë dhe sektorit të biznesit.

Ministri nënvizoi se mbështetja për arsimin dhe inovacionin mbetet prioritet strategjik, duke shtuar se e ardhmja evropiane ndërtohet përmes investimit në të rinjtë dhe potencialin e tyre.
Në fund, Sali përgëzoi organizatorët dhe uroi suksese për të gjithë pjesëmarrësit.

Banner

Related posts

Gërvalla: Fjalimi i Vuçiqit në OKB është shkelje e dakordimit të arritur në Bruksel

admin

MPB: Nga e hëna, mënyrë e re e lëshimit të kartave të identitetit të gatshme

Gjyla Halili

LSDM: U vërtetua që Hristovski ka certifikatë të rrejshme të gjuhës angleze, emërimi i tij është i kundërligjshëm

Gjyla Halili