AKTUALE

“Safe City”, Shaqiri “godet” Selën, “thumbon” Ahmetin: Mosprezenca e barabartē me mbështetjen

Deputeti Rijad Shaqiri ka reaguar ndaj debatit për ligjin “Safe City”, duke kritikuar ashpër politikanët që, sipas tij, po shtiren si kundërshtarë të ligjit, ndërkohë që munguan në seancën parlamentare ditën e votimit.

Shaqiri thekson se qëndrimin për ankimimin e ligjit në Gjykatën Kushtetuese e ka paralajmëruar publikisht nga foltorja e Kuvendit dhe se ankimimi nuk mund të bëhet pa hyrë ligji në fuqi.

Ai “thumbon” drejtpërdrejt Ziadin Selën, si dhe liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, duke nënvizuar se mosprezenca në Kuvend nuk është neutralitet, por mbështetje indirekte e ligjit.

“Kush është kundër një ligji të dëmshëm, vjen në Kuvend dhe voton KUNDËR. Çdo veprim tjetër është mashtrim politik për opinionin”, thekson Shaqiri, duke përmbyllur se mosprezenca = mbështetje indirekte e ligji.

Banner

Related posts

Grubi: Marrëveshja me “Bechtel dhe Enka” nuk do të publikohet, është e klasifikuar

admin

Në UT u promovuan pesë vepra shkencore të Prof. Dr. Faton Shabanit

admin

OBSH: Virusi i hepatitit vret 3500 njerëz në ditë

Gjyla Halili